Sport Mbappe te Real Madridi, Ronaldo te PSG: Fate të kryqëzuara të dy...

Mbappe te Real Madridi, Ronaldo te PSG: Fate të kryqëzuara të dy yjeve

Tregu i transferimeve mbyllet më 1 shtator dhe deri atëherë thashethemet për Cristiano Ronaldon me shumë mundësi do të vazhdojnë. Kështu shkruan sot e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”. Po kështu, për yllin portugez të Juventusit shkruan edhe spanjollja “AS”, duke zbuluar skenarin që mund të zbatohet sipas parimit shkak-pasojë. Më konkretisht, mediat në fjalë shpjegojnë sesi e ardhmja e CR7 lidhet drejtpërdrejt me atë të Mbapé.

Sipas asaj që u raportua nga mediat spanjolle, në fakt, “Los Blancos” do t’i paraqesin një ofertë të fundit PSG-së më 30 gusht, në përpjekje për ta marrë tani Kylian Mbappe në Madrid. Në rast se ky operacion do të ishte i suksesshëm, atëherë, Al-Khelaïfi mund të përqëndrohej te marrja e sulmuesit të Juventusit (me të cilin ai është mik shumë i mirë) për zëvendësimin e talentit francez, duke krijuar kështu një trident tjetër të ëndërruar, të përbërë nga Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldo.