Politika Mbaroi studimet në Itali, Sako zbulon pse u kthye në Durrës: Atje...

Mbaroi studimet në Itali, Sako zbulon pse u kthye në Durrës: Atje kishte arkitektë që punonin kamarierë, kishte shumë konkurrencë

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka zbuluar se idenë e arkitekturës si formim e nisi që prej gjimnazit dhe vijoi më tej. Ajo shkoi për specializim në Itali, ku nisi edhe eksperiencë në një studio projektimi atje dhe ishte e dyzuar nëse duhet të kthehej apo të qëndronte.

Në përfundim vendosi të kthehej në Shqipëri dhe zbulon arsyet përse e bëri këtë zgjedhje.

“Atje duhet të merrja tre mjete që të shkoja në punë duhet të mbaja një laptop nja një orë në kurriz, domethënë do ndërroja dy autobusë dhe një metro që të arrija në këtë studio. Punoja gjithë ditën pa asnjë ditë pushimi për të bërë të njëjtën rrugë në kthim dhe sigurisht në Romë konkurrenca është shumë e madhe, është një qytet, i cili dhe studentët i vendos përpara një blloku sepse ka bukuri të rëndësishme e të tjera me radhë. Ka shumë studio arkitekture. Ka një konkurrencë të madhe. Kishte shumë arkitektë, të cilët punonin kamariera në qendër historike dhe ku fitonin shumë herë më tepër sesa të ushtronin profesionin dhe kjo më bëri që të mendoj që në Shqipëri kisha më shumë hapësira për të ushtruar profesionin tim dhe patjetër kisha më shumë hapësira për të punuar”, tha Sako në podcastin e kryeministrit Rama.