Bota Mbi 30 mijë raste të reja në Itali. Në Napoli spitalet në...

Mbi 30 mijë raste të reja në Itali. Në Napoli spitalet në krizë totale

Në Itali, situata vijon të jetë e rëndë si pasojë e koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë realizuar 191,144 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 32,616 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 331 persona, duke shënuar rënie krahasuar me të shtunën, ku humbën jetën 425 persona. Lajmi i keq vjen nga spitalet, pasi numri i personave në terapi intensive është rritur me 115 pacientë.

Pjesa më e madhe e Italisë është futur në izolim, përfshirë rajonin verior të Lombardisë, me popullsi të dendur. Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore.

Autoritetet në Napoli kanë lëshuar alarmin se spitalet janë në krizë totale, pasi nuk ka më vende për pacientët e infektuar me Covid.