Kryesore Mbledhja e grupit të PD, deputetët ndahen në tre grupime

Mbledhja e grupit të PD, deputetët ndahen në tre grupime

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët janë të ndarë në qëndrime.

Grupi që është kundër nxjerrjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por vetëm anëtarë për këshilla bashkiak, përbëhet nga:

1-Gazment Bardhi

2-Jorida Tabaku

3-Dhurata Çupi

4-Saimir Koreshi

5-Dashnor Sula

6-Lefter Gështenja

7-Flamur Hoxha

8- Bledion Nallbati

Grupi pro:

1-Enkelejd Alibeaj

2- Zheni Gjergji

3- Oriola Pampuri (vetëm aty ku ka marrëveshje baza mos të nxjerrim kandidatë)

5- Kreshnik Çollaku (vetëm aty ku ka marrëveshje baza mos të nxjerrim kandidatë)

6- Roland Bejko

7- Fitim Zekthi

8- Jonila Godole

9- Gazment Koduzi

10- Taulanda Jupi.

Grupi i tretë:

1- Endri Hasa (garojme në disa bashki)

2-Agron Kapllanaj (garojmë në pak bashki, vetëm aty ku mendojmë se fitojmë).

Grupi pa qëndrim:

Flutura Açka

Agron Gjekmarkaj

Ferdinand Xhaferraj

Andia Ulliri

Emilja Koliqi

Merita Bakiu

Seladin Jakupllari.

Ndërkohë, pas mbledhjes me grupin e tij, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj është shprehur se në qendër të kësaj mbledhje ishte çështja e zgjedhjeve vendore, teksa nuk ka preferuar që të bëjë publike ndonjë detaj rreth asaj që është vendosur.

Alibeaj ka deklaruar se nesër do të bëhet e ditur se si do të hyjnë në zgjedhje, pasi sipas tij nesër do të zyrtarizohen emrat.

Enkelejd Alibeaj: “Ishte mbledhja më para e Kryesisë, më pas ishte edhe mbledhja e grupit parlamentar. Nesër do të jetë edhe mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve ka impakt publik, edhe diskutimi do të bëhet me të gjithë forumet për t’i parë të gjitha. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Derisa të zyrtarizohen, mjaftohuni me informacionet e deritanishme. Zyrtarisht do të jetë nesër. Unë e kam aq maturi dhe përzgjedhësi të mos marr vendime individuale dhe ky është një shembull i mirë që duhet dhënë. Në zgjedhje dhe në çdo vendimmarrje tjetër politike dhe që duhet të shkojnë drejt interesit të demokratëve dhe shqiptarëve, mendim i pjekur i të gjithëve. Nesër do t’i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do të jetë vendim i cili do të merret nga Kryesia, grupi parlamentar dhe Kolegji i Kryetarëve. Nesër merr formën finale”.

I pyetur se pse ka zgjedhur që pikërisht tani të shoqërohet nga garda, Alibeaj ka thënë se nuk ka dashur asnjëherë një gjë të tillë, teksa ka shtuar se është një detyrim i gardës para zgjedhjeve.

Enkelejd Alibeaj: “Unë nuk kam dashur asnjëherë për të mbajtur gardë, është një detyrim i gardës që në situata zgjedhore të mund të shoqërohesh, unë eci vetë”.

Alibeaj u pyet po ashtu nga gazetarët se a ndihet i kërcënuar, të cilës iu përgjigj me fjalët: Asnjëherë, kurrë.