Sport Mediat polake festojnë fitoren e Shqipërisë: Duhet t’i falenderojmë

Mediat polake festojnë fitoren e Shqipërisë: Duhet t’i falenderojmë

Fitorja e Shqipërisë ka sjellë lumturi edhe në Poloni, pasi tani Levandovski me shokë e kanë vetë në dorë kualifikimin për në Euro 2024.

Përfaqësuesja gjendet në vend dytë me 9 pikë, ndërsa i kanë ngelur për të luajtur takimet ndaj Moldavisë dhe përballja direkte me Çekinë.

Polakët njëzëri shprehen se tani pjesëmarrja në Gjermani 2024 varet tërësisht nga ta, pas fitores 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Portali Meczyki.pl shkroi se Polonia mori një dhuratë nga Shqipëria e duhet që t’i falënderojë ata.

Sipas portalit polak, ndeshja e madhe do të jetë ajo e 17 Nëntorit në Varshavë mes tyre dhe Çekisë.

Ndërsa një nga portalet më të mëdha polake të sportit, Sport.pl shkroi se nëntori është muaji i shpresës për ta, ndërsa e Shqipëria e meritoi fitoren pasi dominoi në fushë, dhe duhet të jetë në Euro 2024.

Polakët befasohen disi nga fakti se ata tani duhet që të luftojnë me Çekinë për një vend në kompeticion. Një skenar të tillë kurrë nuk e kishin menduar. Por gjithsesi e vlerësojnë nderin që u bëri Shqipëria.