Sport Mihajlovic me Covid-19, shtohen rastet në Serie A

Mihajlovic me Covid-19, shtohen rastet në Serie A

Vijojnë të shtohen rastet me koronavirus në Itali. Pasi dy futbollistë të Fiorentinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, është mësuar që edhe trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic është prekur nga koronavirusi, një lajm jo i mirë ky pasi serbi vuan edhe nga sëmundja e leuçemisë me të cilën po lufton prej kohësh dhe rreziku për të mund të jetë më i madh edhe pse për momentin Sinisa nuk ka simptoma.

“Pasi u kthye në Bologna të premten, Sinisa Mihajlovic ka dalë pozitiv me koronavirus. Trajneri ynë nuk ka simptoma, por do të qëndrojë në izolim për dy javët e ardshme në përputhje me udhëzimet e autoriteteve. I gjithë grupi i ekipit të të rinjve iu nënshtrua gjithashtu testeve mjekësore në ditët e shkuara dhe rezultatet ishin të gjitha negative. Lojtarët e ekipit të parë dhe stafi do të testohen nesër”, shkruhet në deklaratën e klubit të Bolonjës.