Sport Milan nuk ndalet më, Ibra dhe Kessie nënshtrojnë Romën

Milan nuk ndalet më, Ibra dhe Kessie nënshtrojnë Romën

Milani nuk ndalet me dhe fiton 2-1 një sfidë të rëndësishme në luftën për titull në Serie A. Në Olimpico të Romës, “Djajtë” mposhtin Romën në një ndeshje që ka dominuar për një pjesë të mirë, por që në minutat e fundit rrezikoi të humbte.

Milanezët kalojnë në avantazh në minutën 26 me Zlatan Ibrahimovic, që feston golin e tij numër 150 në Serie A dhe 400 në çdo kampionat ku ka qenë protagonist.

Milani ka edhe shanse të ndryshme, ndër të tjerat një gol i anuluar sërish për Ibrahimovic, dhe në pjesën e dytë legjitimon rezultatin me një penallti ndaj suedezit të realizuar nga i përhershmi Kessie.

Por në minutën 66, Theo Hernandez del me karton të kuq dhe ndeshja ndryshon tërësisht. Kryeqytetasit kanë raste të shumta, duke shënuar në fund me El Shaaraëy, por protagonist shndërrohet portieri Tatarusanu, që mban rezultatin në favor të kuqezinjve, duke mbajtur ritmin e çmendur të Napolit, që sot mundi 1-0 Salernitanën.