Ekonomi Ministria e Financave publikon numrin pa pagesë: Denonconi abuzimet me çmimet

Ministria e Financave publikon numrin pa pagesë: Denonconi abuzimet me çmimet

Ministria e Financave dhe Ekonomisë iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët hasin abuzime me çmimet të telefonojnë pa pagesë numrin 0 800 14 14.

Në njoftimin e publikuar sot, Ministria e Financave thekson se “nëse konstatoni rritje çmimesh të panatyrshme, telefono pa pagesë 0 800 14 14”.

“Të dashur qytetarë, kjo nuk është koha e përshtatshme për të abuzuar, por është koha për solidaritet dhe bashkëpunim. Telefono pa pagesë dhe denonco rritjen abuzive të çmimeve. Mbrojtja e konsumatorit është prioritet i ynë”,- thekson Ministria e Financave dhe Ekonomisë.