Nuk kanë munguar gjatë seancës plenare batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Kujtim Gjuzi.
Në kohën që Rama po fliste për votën e emigrantëve Gjuzi i ndërhyri nga salla, çka solli edhe reagimin e kryeministrit, i cili e quajti “Naltmadhni” dhe i kujtoi që sipas “kodit mbretëror” kur vendoset kollarja, këmisha duhet futur brenda.
Rama: Naltmadhni mbaj fronin
Gjuzi: Fronin e ka princ Leka
Rama: Mbaj fronin se princ Lekën e nxore nga loja,
Gjuzi: Më tregon kodin ti mua
Rama: Edhe ashtu edhe kështu i bie edhe mbret edhe Gjuz, nuk shkon.