Aktualitet Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i Tiranës, i Vlorës, Shkodrës...

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i Tiranës, i Vlorës, Shkodrës dhe Fierit

Tonin Vocajt

Policia e Shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime të rëndësishme në hierarkitë saj.

Emërimi më i bujshëm është ai i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm Tonin Vocajt në postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën, i cili shkon në Akademinë e Sigurisë.

Postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm e merr Sokol Bizhga.

Ndërkohë, Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë, Niko Brahimaj emërohet në Fier, Ervin Hodaj në Shkodër.

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.