Kuriozitete Nga njëri kontinent në tjetrin, studiuesit: Dinozaurët mund të kenë kaluar oqeanin

Nga njëri kontinent në tjetrin, studiuesit: Dinozaurët mund të kenë kaluar oqeanin

Fosilet e një dinozauri të zbuluar në Afrikë, kanë bërë që ekspertët të besojnë se këto specie dikur kanë kaluan qindra kilometra përtej oqeaneve për të arritur në këtë kontinent.

Dinozauri (Ajnabia odysseus), një anëtar i familjes së dinozaurëve që ushqehen me bimë, u zbulua në shkëmbinjtë në një minierë në Marok. Megjithëse, disa dinozaurë të këtij lloji mund të arrijnë deri në 15 metra gjatësi, ekspertët thonë se dinozauri Ajnabia ishte relativisht i vogël, duke e krahasuar me madhësinë e një kali të vogël deri në 3 metra.

Studiuesit u shfaqën të habitur se si dinozauri përfundoi në Afrikë, e cila në kohën kur ekzistonin këto specie, ishte një kontinent ishull dhe i izoluar plotësisht nga deti. Këta dinozaurë evoluuan në Amerikën e Veriut dhe më vonë u përhapën në Amerikën e Jugut, Azi dhe Evropë.

Ekspertët që u vunë në krye të këtij studimi, e përshkruan zbulimin e fosilit si, “gjënë e fundit në botë që do të prisnin” dhe duke u shprehur se, “Afrika ishte e izoluar plotësisht nga uji, kështu si arritën ata atje?”.

Studimet kanë treguar se gjitarët, përfshirë majmunët dhe brejtësit, kanë bërë kalime të gjata në dete nga kontinenti në kontinent më parë. Për këtë arsye ekspertët besojnë se, me bishtin e tyre të madh dhe këmbët e fuqishme, duhet të kenë kaluar qindra kilometra det të hapur për të arritur në kontinent. Megjithatë, sipas ekipit të studiuesve nga Spanja, SHBA-ja, Franca dhe Maroku, besohet se është hera e parë që mendohet për mundësinë e kalimit të dinozaurëve nëpër oqeane.