Aktualitet Nuk zbatuan procedurat për ndalimin e një personi në kërkim, pezullohen 2...

Nuk zbatuan procedurat për ndalimin e një personi në kërkim, pezullohen 2 zyrtarë policie në Elbasan

Dy zyrtarë të policisë në Elbasan janë pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Ata janë Nënkomisar Ulian Shpataraku, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan dhe Nënkomisare Sovjona Kapllanaj, 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan, dy zyrtarët e policisë “janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor”.