Aktualitet Pagoi 120 mijë Euro që t’i vrisnin gruan, Apeli lë në qeli...

Pagoi 120 mijë Euro që t’i vrisnin gruan, Apeli lë në qeli avokatin Alban Bengasi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli avokatin Alban Bengasi, i akuzuar se ka paguar 120 mijë Euro për të dhunuar dhe vrarë ish-bashkëshorten.

Emri i Bengasit ka dalë nga dëshmia e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka treguar se Bengasi ia kishte ofruar fillimisht shumën monetare atij, por për shkak se ishte femër nuk kishte pranuar.

Dumani vazhdon në rrëfimin e tij, duke pretenduar se kërkesën e tij e kishte plotësuar shtetasi Eljo Bitri, duke e goditur atë në fytyrë me grushte.

Nga ana tjetër, Bengasi ka kërkuar që të lirohet me argumentimin se Nuredin Dumani është mashtrues.

Por Apeli ka vendosur ta lërë në qeli.