Bota Pamje që duhet të ishin harruar në histori, Mariupoli hap varreza masive

Pamje që duhet të ishin harruar në histori, Mariupoli hap varreza masive

Imazhe të dhimbshme, që duhet të ishin harruar në histori, vijojnë të vijnë nga Ukraina, ku luftimet dhe bombardimet intensifikohen nga dita në ditë.

Autoritetet lokale në qytetin e Mariupolit kanë hapur një varrezë masive së fundmi për të varrosur viktimat e sulmeve ruse të cilat raportohen të jenë mbi 1200 në ditët e fundit.

Pamjet tronditëse tregojnë punëtorët që hapin një gropë pranë varrezës së vjetër për të futur trupat e viktimave, për të shmangur kështu dhe një emergjencë tjetër në këto kohë lufte, atë shëndetësore.

Mariupoli prej ditësh është objektiv i trupave ruse, të cilat së fundmi qëlluan bombarduan dhe një maternitet, ku vranë 3 persona.