Politika Rritja e çmimeve, Berisha: Protesta po kthehet në uragan

Rritja e çmimeve, Berisha: Protesta po kthehet në uragan

Ish-kryeministri Sali Berisha foli jashtë sallës së Kuvendit për rritjen e çmimeve dhe shprehur mbështetjen për mijëra persona që dolën një ditë më parë në protestë.

Ai u shpreh se protestat po merr tashmë formën e një “uragani”, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të reagojë menjëherë, duke marrë këtu shembull edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

“Në mbarë Shqipërinë do të mbahen protesta. Ndërgjegjja qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë. Protesta po merr përmbajtjen e një uragani dhe ka mbështetjen e popullit të opozitës. Kauza e saj lidhet me ekzistencën e qytetarëve dhe familjen shqiptare, të cilat korrupsioni i kësaj qeverie i ka shtyrë drejt niveleve të frikshme të varfërisë.

Maqedonia e Veriut nuk nxjerr asnjë litër naftë, nuk ka porte, por çmimi i naftës aty dje ka qenë 1,3 euro. Po kështu, Maqedonia hoqi TVSH-në nga të gjitha ushqimet, ngriu fitimin për bukën dhe një seri produktesh të tjera për një afat. Kosova, nga ana tjetër, ka bërë të njëjtën gjë”, tha Berisha.