Bota Papa puth tatuazhin e të mbijetuarës së Aushvicit, duroi eksperimentet e “Engjëllit...

Papa puth tatuazhin e të mbijetuarës së Aushvicit, duroi eksperimentet e “Engjëllit të vdekjes”

Papa Françesku u fotografua, ndërsa puthte tatuazhin në krahun e gruaje, i cili përfaqësonte numrin që ajo kishte në kampin famëkeq të Aushvicit.

Gruaja 80 vjeçare e quajtur Lidia Maksymowicz iu ka mbijetuar eksperimenteve në Aushvic që kryheshin nga doktori nazist Josef Mengele, i njohur ndryshe me nofkën “Engjëlli i Vdekjes”.

Ajo iu prezantua Atit të Shenjtë nga një prift polak, që tregoi dhe historinë e dhimbshme të të mbijetuarës.

Më pas ajo ngriti mëngën për t’i treguar Papës numrin e stampuar në trup nga nazistët, të cilin kreu i Kishës Katolike e puthi, për t’i dhuruar 80-vjeçares më pas dhe një përqafim.