Bota Pas 25 vitesh, Apeli shfajëson “besnikun” e Berlusconit, “nuk ka qenë lidhja...

Pas 25 vitesh, Apeli shfajëson “besnikun” e Berlusconit, “nuk ka qenë lidhja e mafies me shtetin”

Marcello Dell'Utri

Ka qenë një nga gjyqet më të ndjekura nga opinioni publik italian, prej gati 25 vitesh, për rëndësinë e personazheve të përfshirë dhe akuzat e rënda për të cilat arrestuar. Ndër to, radhitet ish-senatori Marcello dell’Utri, një nga figurat më të fuqishme në kohën e qeverisë Berlusconi, dhe padyshim një nga miqtë më të afërt dhe besnikë të tij.

Historia, e ndërlikuar dhe plot befasi, flet për një moment të vështirë për Italinë, në fillimet e viteve ’90, kur Cosa Nostra e Toto Riina i kishte shpallur luftë shtetit duke e goditur në zemër me atentatet të një dimensioni të padëgjuar më parë, të ngjashëm me atë të terrorizmit ndërkombëtar, me qindra kile tritol që vranë gjykatësit Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në Siçili, por edhe atë në qendrën historike të Firences, me 5 viktima civile por që mund të ishte shndërruar në një kasaphanë.

Sipas prokurorisë të Palermos, drejtues të Policë Antimafia filluan në atë periudhë një afrim me bosët lokalë, duke arritur disa marrëveshje të fshehta në mënyrë që atentate të tilla mos të përsëriteshin më.

Personazhet e përfshira ishin gjeneralët Antonio Subrani dhe Mario Mori dhe koloneli Giuseppe di Donno, që u akuzuan dhe u dënuan në gradën e parë me 12 vjet, ashti si Marcello dell’Utri, me akuzën se kishin vënë në rrezik shtetin. Dell’Utri akuzohej si personi që mbante lidhjet e klaneve mafioze me institucionet në këtë marrëveshje, dhe kjo “damkë” eka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij, edhe kur ishte pika e referimit të partisë Forza Italia në Senat.

Por sot Apeli me një vendim historik e ka përmbysur atë vendim, duke deklaruar se oficerët e policisë nuk po kryenin një vepër penale, por po kërkonin t’i afroheshin bosëve kryesorë për t’i arrestuar, dhe se dell’Utri nuk kishte marrë pjesë në asnjë marrëveshje.

I pyetur nëse senatori do t’i kthehet politikës, ai komentoi, “nuk jam i çmendur, kam shumë libra për të lexuar”.