Kryesore “Përfaqësues i botës së përtejshme”, Rama refuzon negociatat me Berishën për Presidentin...

“Përfaqësues i botës së përtejshme”, Rama refuzon negociatat me Berishën për Presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama, ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me emrin e Presidentit të Ri të Republikës, duke theksuar se deri tani nuk ka asnjë emër konkret.

Ndërkohë Rama ripërsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë negociatë për emrin e Presidentit me Komisionin e Rithemelimit.

Kohë për reflektim?

Rama: Do thoja se këto kritere, profile fusha, janë mekanizma për të krijuar mjegull gjatë rrugës. Ndërkohë që është e qartë se nuk është as fusha, as mbledhjet e profileve për kandidaturën e presidentin, se pavarësisht nga fusha dhe se çfarë mund të shkruhet, absolutisht është e panevojshme të shkojmë drejt një figure të qartë. patjetër, që e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevojë për një pikë referimi dhe për një shqiptar/re të denjë, që gjithsekush do të donte ta konsideronte një person që e lidh një urë respekti.

Sinjal nga PD për të negociuar?

Rama: Nuk ka akoma një proces. Kemi dëgjuar dhe raportin e bërë nga komisioni i Posaçëm që kemi ngritur. E kam thënë dhe e përsëris se ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe asnjë komunikim për të bërë në funksion të së ardhmes me atë që në funksion të politikës është përfaqësuesi i botës së përtejshme.

President nga jashtë territorit?

Do ishte shumë mirë të vinte, por Kushtetuta jonë ka një pengesë në këtë aspekt. Është Kushtetutë e bërë në aspekt tjetër dhe thekson se President zgjidhet një president që 10 vitet e fundit në vendin tonë.

Presidenti i përbashkët me Kosovën? Rama: Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ta votonim me bindje

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë.

I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovën, Rama u përgjigj:

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ca procesi është”.

Sakaq, Rama ka theksuar se Presidenti i ri nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS-së.

“Diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit apo presidentes, pasi ditët po kalojnë dhe procesi i zgjedhjes po afron. Po ta kishim identifikuar një person do ta kishim bërë publik.

Ne kemi mbledhur propozime dhe ajo që kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e Kryesisë është se kandidati nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.