Politika Presidenca kroate e BE, Ruçi letër homologut: Gati për negociata

Presidenca kroate e BE, Ruçi letër homologut: Gati për negociata

Që prej këtij janari, presidenca e Bashkimit Europian i kalon Kroacisë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar letër urimi homologut kroat Jandroković. Në letër shprehet dhe angazhimi se Shqipëria është gati të për hapjen e negociatave.

“Edhe pse Këshilli Europian nuk arriti të rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në  tetor, kjo nuk na ka dekurajuar, por përkundrazi, na ka mobilizuar më shumë dhe na ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë për integrimin europian të Shqipërisë”, shprehet Ruçi në letër ku përmend dhe reformat në të cilat vendi është përfshirë me kërkesë dhe të BE-së.

Kroacia ishte shteti i fundit i anëtarësuar në BE, 7 vite më parë.