Politika PS merr vendimin për Ornaldo Rakipin: Nuk përjashtohet, përgjegjësia e Aqif Rakipit...

PS merr vendimin për Ornaldo Rakipin: Nuk përjashtohet, përgjegjësia e Aqif Rakipit është personale

Partia Socialiste ka vendosur që të mos e përjashtojë Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamenta.

Vendimi erdhi pasi babai i tij, Aqif Rakipi, u shpall “non grata” nga SHBA.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së është thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS, fokusin më të madh e kishte procesi i zgjedhjes së presidentit të ri. Deputetët socialistë hodhën në kuti zarfin me tre emra për kreun e shtetit.