Politika PS vendos të shkarkojë të gjithë kryetarët e degëve

PS vendos të shkarkojë të gjithë kryetarët e degëve

Partia Socialiste ka vendosur të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partisë.

Procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj-15 Qershor.

“Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e marrë nga socialistët.

Partia Socialiste do ta zhvillojë të shtunën e 9 Prillit Kongresin. Ndër të tjera pritet që aty të bëhen publike edhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar.