Bota Pse rrugët në Katar janë me ngjyrë të kaltër?

Pse rrugët në Katar janë me ngjyrë të kaltër?

Katari prej ditësh është në qendër të vëmendjes dhe përveç futbollit, njerëzve u interesojnë edhe detaje, të tilla si rrugët, të cilat janë me ngjyrë të kaltër.

Për shkak të temperaturave të larta në Katar, jeta ndonjëherë është e padurueshme. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të përdorin teknologji inovative në Doha. Një prej tyre është asfalti me ngjyrë të kaltër, pra një shtresë e trashë një milimetër e ngjyrës së kaltër, e cila bën të mundur uljen e temperaturave të sipërfaqes deri në 20 gradë, transmeton Qataraliving.

Dhe kështu, në projektin pilot, asfaltin e zi u rilye. 200 metrat e parë u përdorën si një lloj eksperimenti në të cilin sensorët monitoruan ndryshimin e temperaturës për 18 muaj. Temperatura ka rënë nga maksimumi 69 gradë me më shumë se 10 gradë në asfaltin ngjyrë të kaltër.

Në qytet u përpoqën me ngjyra të tjera, jeshile, e kuqe, vjollcë, por e kaltra dha rezultatet më të mira.

Një projekt i ngjashëm u vu në zbatim në Los Anxhelos, ku rrugët dhe disa kënde lojërash u mbuluan me një shtresë të veçantë. Efekti i uljes së ngrohjes ishte i dukshëm dhe arriti në rreth shtatë gradë.