Kryesore Qytetarët në protestë kundër rritjes së çmimeve: Cili do të jetë skenari?

Qytetarët në protestë kundër rritjes së çmimeve: Cili do të jetë skenari?

Qytetarët  protestojnë edhe ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë. Protestuesit si fillim u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan në drejtim të Kryeministrisë.

Organizatorët e protestës kanë bërë me dije se do të qëndrojnë para Kryeministrisë 24 orë derisa qeveria të reagojë lidhur me kërkesat e tyre.

Më herët gjatë javës kërkesat u parashtruan dhe qeverisë iu la ultimatum deri ditën e sotme për t’i plotësuar.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë skenari i protestuesve në vijim pas Qeveria ka miratuar paketën e Rezistencës Sociale për të përballuar situatën e krijuar për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa protestuesit e kanë parë si të pamjaftueshëm këtë reagim.

Prej disa ditësh në vendin tonë janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimeve.

Policia ka kaluar në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, edhe pse deri tani ajo ka qenë paqësore dhe nuk është shoqëruar me incidente.