Kryesore Rama replikon në Facebook: Vazhdoni protestën, unë kam detyrë të mbroj popullin...

Rama replikon në Facebook: Vazhdoni protestën, unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës

Ndërkohë që protestuesit kundër rritjes së çmimeve janë mbledhur para kryeministrisë në ditën e katërt të protestës, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të kishte bërë asgjë dhe nuk ka pritur ata që shajnë për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimit të energjisë duke përmendur edhe paketën e paralajmëruar të masave. Ndërsa replikon me një komentues në Facebook, kreu i qeverisë  thotë se është në krye të qeverisë nga fuqia e popullit dhe

“Për atë protestë ndërkohë që tërë Europa, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me pasojat e para të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdojë asgjë nuk do të kisha bërë dhe s’kam pritur ata që shajnë e ulërijnë as për të mbrojtur familjen tënde nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për t’ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave!

Sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyrë pikërisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa pikën e turpit, tamam me logjikën e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdute dhe nuk janë të tërë sharlatanë, po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protestën tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij!”, shkruan kryeministri Edi Rama.