Kryesore Rama takon kryeministrin e Izraelit: Aleancë Tiranë-Tel Aviv për sigurinë kibernetike

Rama takon kryeministrin e Izraelit: Aleancë Tiranë-Tel Aviv për sigurinë kibernetike

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare këtë të diel në Izrael.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka postuar disa foto nga takimi që ai ka pasur me homologun e tij izraelit, Yair Lapid.

Ndërkohë, bashkëngjitur fotove, Rama ka zbuluar se në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.