Extra Reagimi epik i një maceje kur mëson se është shtatzënë (FOTO)

Reagimi epik i një maceje kur mëson se është shtatzënë (FOTO)

Reagimi i një maceje, e cila ka ‘kuptuar’ se është shtatzënë, është bërë viral në të gjithë botën.

Ajo ka shprehur më shumë se habi, pasi ka shkuar tek veterineri dhe ai i ka bërë një eko. Fotot e maces janë bërë nga agjencia që e ka marrë kafshën feline për adoptim në Greenland dhe kanë bërë xhiron e botës.

Macja, e cila quhet Ulla, është një vjeçe dhe është gjetur në rrugë.

Ajo u kthye në strehën Dyrenes Vanner, kur stafi vuri re se Ulla po shëndoshej dita-ditës.

Streha e kafshëve shkruan në rrjetet sociale: “E morëm këtë mace disa javë me parë dhe vumë re se po shëndoshej ditë pas dite. Pasi i bëmë analizat, kuptuam se ishe shtatzënë”.

Fotoja është hedhur në Reddit me mbishkrimin “Kur mëson se je shtatzënë” dhe është shpërndarë me mijëra herë.