Bota Rikthehen rastet rekord në Itali

Rikthehen rastet rekord në Itali

Në Itali duket se janë rikthyer rastet rekord të infektimeve ditore, me 34 500 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, sot u regjistruan edhe 445 vdekje.

“Ditët e fundit situata dukej e stabilizuar, edhe duke marrë parasysh ndryshueshmërinë e përditshme, por të dhënat e sotme na tregojnë se, globalisht, virusi është ende në funksionim dhe është e nevojshme ta ndalojmë atë“, deklaroi drejtori i Parandalimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza.

Aktualisht, në kujdesin intensiv ndodhen 99 pacientë.