Sport Robin Krasniqi kritika gjyqtarëve pas humbjes së titullit: Ndihem i vjedhur

Robin Krasniqi kritika gjyqtarëve pas humbjes së titullit: Ndihem i vjedhur

Dominic Boesel ka arritur të hakmerret ndaj boksierit Robin Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.

Pas 12 raundeve nuk pati fitues, kurse gjyqtarët në fund vendosën me pikë që fitoren t’ia jepnin Boesel.

Pas duelit, Krasniqi u shpreh i pakënaqur, ndërsa deklaroi se ndihet i vjedhur nga gjyqtarët. Ai beson se ishte superior ndaj kundërshtarit, por vendimi i gjyqtarëve ishte i ndryshëm.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha ai.