Extra Jerevan, origjina misterioze e Qytetit Rozë në Armeni

Jerevan, origjina misterioze e Qytetit Rozë në Armeni

Kryeqyteti i Armenisë karakterizohet nga mijëra nuanca rozë…

Në shpatet e malit biblik Ararat dhe në brigjet e lumit Hrazdan shtrihet Jerevan, kryeqyteti dhe qyteti me më shumë banorë i Armenisë, i njohur edhe si Qyteti Rozë.

Një qytet i ruajtur mirë, i pastër, me një sistem metroje efikas, i cili në të njëjtën kohë mburret, me një origjinë misterioze për t’u zbuluar.

Jerevan lindi me ndërtimin e Fortesës Erebuni, emri i së cilës do të thotë “Fortesa e gjakut” – në të shkuarën shërbente si strukturë strategjike mbrojtëse, sot është një vend i njohur arkeologjik dhe muze i qytetit. Ndër të tjera, viti i njohur i themelimit të qytetit (emri antik Erebuni) është 782 para Krishtit, ose 29 vite para lindjes së Romës.

Roza është ngjyra karakteristike e shumë ndërtesave dhe pallateve të bukur rreth Sheshit të Republikës, për shkak të gurit të përdorur, një shtuf i veçantë, i quajtur ignimbrite.

Territori armen është mjaft i pasur me këtë gur, i cili ka ngjyrë uniforme, por me nuanca të ndryshme, në varësi të gurores nga është nxjerrë. Llogaritet se ka rreth 70 nuanca të këtij shtufi. Teknikisht, bëhet fjalë për një shkëmb llave, por ndryshe nga shtufet në pjesën më të madhe të botës, me ngjyrë të errët, ky ka ngjyrë rozë.

Jerevan është një qytet i bukur dhe i lashtë, me shumë atraksione për t’u vizituar. Ju nuk duhet të lini pa vizituar Cascade, një shkallë imponuese rozë, me shatërvanë dhe lule, një vendtakimi i dashur për vendasit dhe turistët. Nga maja e saj ju mund të shijoni një pamje të qytetit që do t’ju lërë pa frymë dhe malit që e mbikëqyr atë.

I rrethuar nga një unazë e bukur kopshtesh, qyteti ka formë gjeometrike dhe të rregullt, i gjithi me gur rozë ose të kuqërremtë, ku monumentet kolosale ofrojnë skenarë të veçantë. Sheshi i Republikës është magjik, në të cilin ndodhen edhe disa nga institucionet më të rëndësishme, ndër të cilat Ministria e Komunikimit dhe Pallati i Qeverisë.

Këtu spikat Shatërvani Muzikor, ku uji që del nga shatërvani dhe dritat që shoqërojnë koreografitë ndryshojnë disa herë gjatë vitit.

Katedralja e Shën Gregorit është kisha më e madhe armene në botë, e veçantë, pasi formohet nga tre struktura të ndryshme.

Në fund, për të mos u humbur është Muzeu dhe Memoriali i famshëm i Gjenocidit Armen, i ndërtuar në vitin 1995 në kodrën e Tsitsernakaberd, i cili ruan fotografi dhe dëshmi të gjenocidit, që ndodhi midis viteve 1915 – 1922.

Jerevan është një perlë që të hyn menjëherë në zemër.