Aktualitet Rrufeja godet për vdekje të moshuarin në Dibër

Rrufeja godet për vdekje të moshuarin në Dibër

Një i moshuar ka humbur jetën, pasi u godit nga rrufeja në bjeshkët e Gramës në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur teksa 70-vjeçari po kulloste bagëtitë.

“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.