Aktualitet Rrugët që bllokohen prej miqësores Shqipëri-Itali

Rrugët që bllokohen prej miqësores Shqipëri-Itali

Sot në 20:45 në stadiumin “Air Albania” do të luhet miqësorja Shqipëri-Itali e për këtë arsye policia ka një plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Disa segmente rrugore do të bllokohen nga ora 18:00 deri në përfundim të ndeshjes.

– rruga “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit; rruga “Dervish Hima”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

-Sheshi “Nënë Tereza” nuk do të ketë bllokime të lëvizjes.

Efektivët e policisë do të jenë të pozicionuar në ambientet e stadiumit dhe perimetrin jashtë tij, para, gjatë dhe pas ndeshjes.