Kryesore Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama pret në tapetin e kuq liderët...

Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama pret në tapetin e kuq liderët e BE. Mungojnë Macron dhe Meloni

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur një e nga një liderët e Bashkimit Euriopian, në nisje të këtij Samiti të Procesit të Berlinit. Përballë Kryeministrisë, është shtruar tapeti i kuq për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Samit, ku kreu i qeverisë pas shtrëngimit të duarve, i drejton për nga Kryeministria dhe më pas te Piramida ku do të mbahet edhe takimi.

Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë. Në vendin e saj do të marrë pjesë zv.kryeminsitri, Antonio Tajani. Gjithashtu, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.