Aktualitet Shefi i SPAK paralajmëron zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn

Shefi i SPAK paralajmëron zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn

Arben Ahmetaj

Zhvillime surprizuese pritet të ndodhin në çështjen kundër ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Paralajmërim u dha nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë një takimi me gazetarët, paralajmëroi zhvillime të reja në atë që quhet dosja “Ahmetaj”.

“Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese”, tha Dumani, pa dhënë shumë detaje për publikun.

Në dosjen Ahmetaj, përmenden emra të njohur të botës së biznesit të përfshirë në transaksione financiare për llogari të përfitimit nga Arben Ahmetaj dhe të afërm të tij.

Nga ana tjetër ish-ministri i Financave ka kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e pronave të tij, por të gjitha kërkesat e tij drejtuar gjykatës s’kanë sjellë rezultat.