Aktualitet Sherr në familje/ Gruaja plagos burrin me thikë

Sherr në familje/ Gruaja plagos burrin me thikë

Sarandë/ Një 22-vjeçare ka plagosur me thikë në shpatull bashkëshortin e saj pas një sherri mes tyre. E reja është shoqëruar në Polici, ndërsa 28-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.