Aktualitet Infektohet me koronavirus një biznesmen i fuqishëm në Lushnje

Infektohet me koronavirus një biznesmen i fuqishëm në Lushnje

ISHP njoftoi për një rast të ri një Lushnje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 6 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Abc News mëson se bëhet fjalë për një biznesmen të fuqishëm në këtë qytet, i cili është konstatuar sëfundmi me koronavirus.

Ky i fundit ka në pronësi një fabrikë të përpunimit të produkteve ushqimore, ku njëra prej tyre ka qenë hapur të paktën deri dje.

Biznesmeni jetonte në shtëpi me nëntë pjesëtarë të tjerë të familjes, të cilëve iu është marrë tamponi gjatë ditës së djeshme.

Nuk dihet ende se ku është infektuar biznesmeni në fjalë, raporton Abc News.