Aktualitet ‘Shtëpi bari’ në Britani, në Elbasan i sekuestrojnë pasurinë

‘Shtëpi bari’ në Britani, në Elbasan i sekuestrojnë pasurinë

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata në Elbasan vendosi sekuestrimin e disa pasurive që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Bëhet fjalë për një apartament dhe dy garazhe në pronësi të një personi me iniciale L.C, i dënuar në Britani për ‘shtëpi bari’.

“Nga hetimet ka rezultuar se: Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze. Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit L.C. Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C“, thuhet në një njoftim të prokurorisë.