Aktualitet Situatë kritikë, mjeku shqiptar në Spanjë: Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet...

Situatë kritikë, mjeku shqiptar në Spanjë: Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e Spanjës

Neurokirurgu shqiptar Kita Sallabanda Dias e ka cilësuar “situatë kritike” ata që po ndodh në Spanjë si pasojë e Koronavirus.

Duke folur në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Sallabanda u shpreh se numri i të infektuarve dhe se shteti spanjoll nuk ka marrë asnjë mësim nga Italia.

“Situata është kritike dhe spitalet janë të mbushura. Ka shumë njerëz, për të cilët po hapet një spital në Madrid me 5000 shtretër. Ka pasur 462 të vdekur në 24 orët e fundit. Kemi gati 33 mijë të infektuar. Jemi në situatën e një kolapsi. Spitali ka filluar punë dhe nesër do nisë reminacionin. Ky është një sukses i Spanjës dhe i spanjollëve, që të trajtojë të sëmurët me koronavirus. Shpresoj që jo, të mos arrijmë në situatën e Italisë. Ne nuk mësuam nga eksperienca e Italisë. Po mundohemi që kjo mos të ndodhë. Po ngrihen spitale në Barcelonë, Valencia. Sistemi shëndetësor është në kolaps”, u shpreh neurokirurgu.

Neurokirurgu shtoi gjithashtu se Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e Spanjës.

“Spanja nuk u fut në izolim, njerëzit nuk i zbatuan si duhet masat parandaluese të infektimit me Covid-19. Qeveria shqiptare të testojë sa më shumë njerëz, nën shembullin e Spanjës e cila nesër ose pasnesër do të fillojë testimin në masë”, u shpreh Sallabanda.

Përsa i përket masave dhe rregullave edhe Spanja është treguar e ashpër në këtë drejtim me gjoba për këmbësorë që shkojnë deri në 6000 Euro dhe burg për ata persona që thyejnë karantinën.