Kryesore SPAK i kërkon Kuvendit arrestimin e tij, reagon Berisha: Do e votoj...

SPAK i kërkon Kuvendit arrestimin e tij, reagon Berisha: Do e votoj që nesër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës që Prokuroria e Posaçme i ka dërguar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe dënimin e tij me arrest shtëpie. Kjo kërkesë vjen pasi Berisha ka thyer masën e parë të vendosur ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj.

Ai tha se tha se është dakord që deputetët mos mbrohen pas mandatit, por të jenë njësoj si qytetarët e thjeshtë, teksa shtoi se do e respektojë vendimin që do marrë Kuvendi.

“Në vitin 2012 Sali Berisha ka dërguar në Parlament aprovimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve. Ky amendament është kundërshtuar nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë jam i gatshëm ta votoj këtë ligj edhe sot. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës ka qenë sepse ajo është shkelje e kushtetutës. Kam refuzuar një urdhër antikushtetues nga një gjykatëse në konflikt interesi të shkarkuar nga unë në 1996. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë. Unë do e lexoj shkresën, por në parim jam dakord. Nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Unë kam mbrojtur parlamentin, jo Sali Berishën, e votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.

Arresti i shtëpisë është e vetmja masë që mund të vendoset ndaj Berishës, i cili përjashtohet nga arresti me burg për shkak të moshës.

Më herët, u arrestua dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u la në arrest shtëpie.

Ata akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv në privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Berisha më herët ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po kotrollon SPAK, duke theksuar se çdo gjë është e orkestruar politikisht.