Aktualitet “Tempulli”, shkon në 96 numri i të arrestuarve

“Tempulli”, shkon në 96 numri i të arrestuarve

Një tjetër person është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” që shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe më gjerë.

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Bëhet e ditur se ai u arrestua në rrugën “Jordan Misja”.

Me arrestimin e 43-vjeçarit me iniciale E. S. shkon në 96 numri i të ndaluarve.

Ndërkohë më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

“Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Vihet në pranga një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 96 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Jordan Misja”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.