Kryesore Tre raste të reja dhe një humbje jete nga Covid në Shqipëri

Tre raste të reja dhe një humbje jete nga Covid në Shqipëri

Edhe këtë të shtunë shifrat e pandemisë në vendin tonë janë në shifra minimale.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 tre qytetarë: dy raste në Elbasan dhe një rast në Tiranë.

Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID-19 në vend.

Një 73-vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm një pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.