Aktualitet Tritoli në derën e banesës Duka, Artan Hoxha: Mesazh kërcënues nga grupi...

Tritoli në derën e banesës Duka, Artan Hoxha: Mesazh kërcënues nga grupi i Vis Martinajt për të treguar që janë gjallë

Gazetari Artan Hoxha thotë se tritoli në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka në zonën e Freskut në kryeqytet, ka qenë një mesazh kërcënues.

Artan Hoxha u shpreh në “Opinion” se ky mesazh kërcënues mund të jetë bërë nga persona të njohur apo të afërt të Ervis Martinaj, pas sagës së konflikteve që ka pasur mes dy grupeve.

“Ata e kanë vendosur eksplozivin aty thjesht për të përcjellë sipas meje një lloj mesazhi sigurisht kërcënues, për të treguar që ata janë gjallë dhe ata kanë ende, kur them ata, them njerëzit që kanë mbijetuar nga gjithë kalvari i përplasjeve. Bëhet fjalë, gjithmonë dyshimet janë që ka ardhur nga të afërm apo të njohur apo pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Në këto momente, njëri nga vëllezërit Duka, Leonard Duka, u arrestua në Bruksel dhe arrestimi i tij atje u shoqërua me bujë”, tha Artan Hoxha.