Bota Venezuela nis stërvitjen ushtarake, ndërsa Britania e Madhe dërgon një luftanije për...

Venezuela nis stërvitjen ushtarake, ndërsa Britania e Madhe dërgon një luftanije për të mbështetur Guajanën

Venezuela i trembet një kërcënimi nga Mbretëria e Bashkuar ndaj ka nisur stërvitjen e forcave ushtarake. Me urdhër të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro rreth 5600 ushtarë venezuelianë po marrin pjesë në shkollat e mesme ushtarake mbrojtëse.

Sipas tij, stërvitja po bëhet në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila dërgoi një anije luftarake në rajonin e Guajanës, në mes të konfliktit mbi rajonin e diskutueshëm të Essequibo.

“Urdhëroj aktivizimin e një stërvitjeje të përbashkët të të gjitha Forcave të Armatosura bolivariane në Karaiben lindore, në brigjet e Atlantikut, një veprim i përbashkët me natyrë mbrojtëse, në përgjigje të provokimit dhe kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar për paqen sovraniteti kombëtar”, njoftoi Maduro në radio dhe televizion.

Një muaj më parë Venezuela zhvilloi një referendum për të marrë mendimin e popullit për pushtimin e rajonit të Essequibos në Guajana, një zonë mjaft e pasur më naftë, por që sipas presidentit Maduro i përket Venezuelës.