Aktualitet Vështirësi në Jug nga moti i keq, disa fshatra pa energji

Vështirësi në Jug nga moti i keq, disa fshatra pa energji

Mbetet ende i pezulluar lundrimi detar në Vlorë si pasojë e motit të keq. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi edhe sot nuk ka lundruar në drejtim të Vlorës. Edhe anijet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det.

I kalueshëm dhe pa problem është aksi rrugor në Llogara pas problematikës se një dite më parë. Zona gjithsesi vuan mungesën e energjisë elektrike prej ditës së djeshme për shkak të dëmtimeve në rrjet.

Situata emergjente para qitet edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku në disa fshatra është ndërprerë energjia elektrike.

Deri në orën 08.40 në bashkinë Këlcyrë është ndërprerë energjia elektrike në fshatrat Ballaban, Luarë, Podgoran, Seniçan dhe Malëshovë. Shkak është era e fortë dhe tokëzimi linjave.

Mungesë energjie ka edhe në Kurvelesh dhe Lopes të Teplenës.