Kryesore Vjosa Osmani më 4 shtator në Tiranë, zbardhet axhenda e vizitës

Vjosa Osmani më 4 shtator në Tiranë, zbardhet axhenda e vizitës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të jetë në Tiranë të hënën në kuadër të një vizite shtetërore, me ftesë të homologut të saj Bajram Begaj.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj do e presë Osmanin me ceremoni në orën 10 të 4 shtatorit, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Më tej do jenë të dy krerët e shteteve në konferencë për shtyp, ndërsa theksohet se Osmani do të zhvillojë dhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Njoftimi nga Presidenca:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni disa nga detajet  e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

04 shtator 2023

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.