Aktualitet Zbardhet dëshmia e rusëve në Polici: Jemi blogerë, fotografojmë objekte të braktisura...

Zbardhet dëshmia e rusëve në Polici: Jemi blogerë, fotografojmë objekte të braktisura (pse dyshohet se janë spiunë)

Zbardhet dëshmia e dy shtetasve rusë dhë një ukrainasi që tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme të uzinës ushtarake të Gramshit dhe u përleshën me dy ushtarët shqiptarë.

Mësohet se ata kanë deklaruar para uniformave blu se janë blogera, turistë që udhëtojnë dhe dokumentojnë me foto, video apo shkrime eksperiencat e tyre.

“Jemi blogera, udhëtojmë dhe fotografojmë ndërtesa të braktisura, kryesisht territore ushtarake që nuk përdoren më, në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik”, mësohet të kenë thënë ata në Polici.

Ata kanë treguar se kanë fotografuar edhe bunkerë, tunele të nëndheshme dhe godina ushtarake të braktisura, foto të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Një shtetase ruse është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, ndërsa një prej shtetasve rusë është Mikhail Zorin, 23 vjeç.

Dyshimet

Ndërkohë autoritetet kanë dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh. Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’.

Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar ne veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet qe i janë sekuestruar ka dyshime te forta për nje rrjet spiunazhi rus.

Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.