Aktualitet Zbardhet plagosja në Shkodër, gruaja u qëllua aksidentalisht nga përplasja mes dy...

Zbardhet plagosja në Shkodër, gruaja u qëllua aksidentalisht nga përplasja mes dy grupeve

Tre persona janë arrestuar, ndërsa një është shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e mbrëmshme që tronditi qytetin e Shkodrës kur si pasojë e një konflikti mes dy grupeve të rinjsh mbeti e plagosur një 35-vjeçare

Të arrestuar janë Argjend Rexha, 31 vjeç, banues në Durrës, Ension Buraku, 28 vjeç, banues në Durrës dhe Riad Xheladini, 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Mirsad Meta 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

“Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor i DVP Shkodër rezultoi se shtetasit A. R., E. B. dhe R. Xh. kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e datës 05.02.2020, rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare). Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri-tjetrin”, informon policia.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.