Kryesore Zgjatja e vetingut, Rama: Llumi do të pastrohet deri në fund

Zgjatja e vetingut, Rama: Llumi do të pastrohet deri në fund

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një lajm të mirë zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut.

Në lidhje me bashkimin e votave me Partinë Demokratike, Rama tha se: “Çdo gjë që bashkon është pozitive. Arsyet se si, qysh e tek, nuk kanë rëndësi përpara faktit që sot ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces që ka qenë i dhimbshëm, i vështirë, me pjesët e tij pozitive, por edhe me elementë problematikë. Është një proces pastrimi i një llumi të madh, pasi në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë, nuk mjafton të kalosh reformën në letër, por edhe durim i madh. Ajo që kemi bërë ne për drejtësinë është e paprecedentë jo vetëm për historinë e vendit tonë, por në përgjithësi. Është lajm i mirë që do të vijojë të pastrohet llumi deri në fund”.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, kryeministri u shpreh optimist për rezultatin e Partisë Socialiste.

“Në mbledhjen e Kryesisë kemi folur për zgjedhjet lokale, për numrat. Kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor dhe pozicionin që kemi në 6 bashkitë. Besoj që do të kemi rezultat shumë pozitiv”, tha Rama nga selia e Partisë Socialiste.