Kryesore 10 të vdekur nga Covid në Shqipëri

10 të vdekur nga Covid në Shqipëri

10 persona të tjerë kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Viktimat janë tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.

Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 3218 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 289 në Tiranë, 29 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Fier, 26 në Korçë, 19 në Shkodër, 16 në Gjirokastër, nga 15 qytetarë në Elbasan, Sarandë, 14 në Vlorë, 11 në Kuçovë, nga 10 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, 7 në Roskovec, nga 6 qytetarë në Lushnje, Kolonjë, Dimal, nga 5 qytetarë në Patos, Kavajë, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 3 qytetarë në Himarë, Vorë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Shijak, Libohovë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Belsh, Devoll, Këlcyrë, Delvinë, Divjakë, Mirditë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 8,380 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.