Aktualitet 20 mijë euro një atentat, zbulohen dy tentativa vrasje: Në pranga 5...

20 mijë euro një atentat, zbulohen dy tentativa vrasje: Në pranga 5 persona

Ky është momenti i grabitjes së një marketi nga Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja, të vënë në pranga nga Policia si autorë të disa ngjarjeve kriminale.

Grabitja e fundit në datën 26 Janar të këtij viti në një market, ishte ajo që nxori zbuluar shtetasin Ibrahim Difaj. Nga hetimet rezultoi se në gusht të 2021-it, ai dhe Ilirian Feçi, të paguar nga Robert Laci me 20 mijë euro, tentuan të vrisnin me armë zjarri Alfred Gjokën në fshatin Adriatik Fushë Kuqe.

Difaj dhe shtetasi Shpëtim Kraja në 14 Janar të 2022, në Qafë Kashar janë përplasur me armë me Policinë. Duke lëvizur me makinë bashkë me një tjetër person të shpallur në kërkim, pasi nuk i janë bindur policisë për të qëndruar, janë aksidentuar.

Ata kanë zbritur nga makina të tre dhe kanë qëlluar në drejtim të Policisë e më pas janë larguar. Policia gjithashtu tha se Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja janë autorë të 4 vjedhjeve.

Gjatë operacionit u sekuestruan veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu dhe municion luftarak.