Sport 25 klubet e futbollit me shpenzimet më të larta në dekadën e...

25 klubet e futbollit me shpenzimet më të larta në dekadën e fundit

Manchester City ka shpenzuar më shumë para për transferime se çdo klub futbolli përgjatë 10 viteve të fundit, duke shpenzuar mbi 1 miliard Pound për lojtarët e rinj përgjatë kësaj dekade. Pak para fillimit të dekadës, Real Madrid theu dy herë rekordin e transferimit në një verë, duke shpenzuar 56 milion paund për Kaka dhe më pas 80 milion paund për Cristiano Ronaldon. 10 vite më pas, këto shifra janë bërë pothuajse të zakonshme dhe rekordi tani arrin në 198 milion paund, për Neymar.

Kjo do të thotë që gjatë dekadës së fundit, klubet kanë shpenzuar shuma të jashtëzakonshme parash, dhe në këtë garë udhëheq City, i financuar nga pasuritë e naftës, i cili përgjatë kësaj dekade është duke u bërë një nga klubet elitë të futbollit.

Pavarësisht se janë në krye të listës për shpenzimet më të larta, City akoma nuk ka arritur të thyejë rekordin për vlerën më të madhe të paguar, duke qenë se rekordi i tyre është 62.8 milion paund, të paguara për Rodri këtë verë. Klubi ka thyer rekordin e tij gjashtë herë përgjatë 10 viteve të fundit, me Sergio Aguero që theu rekordin e vitit 2008 të Robinhos, përpara se Raheem Sterling, Aymeric Laporte, Riyad Mahrez dhe sëfundmi Rodri të ndryshonin situatën. Këto shpenzime kanë bërë që City të dominojë futbollin anglez me katër tituj të fituar në Premier League, dy tituj të fituar në FA Cup dhe katër tituj të fituar në Kupën e Ligës, përfshirë një tripletë të paprecedenët në futbollin vendas, gjatë sezonit të kaluar dhe duke arritur shifrën 100 pikë në sezonin 2017/18. Megjithatë në Evropë situata është ndryshe dhe klubi ka arritur vetëm një herë në gjysëm finalen e Champions League dhe asnjëherë nuk ka arritur të fitojë Europa League.

Real Madrid ka dominuar në kontinent, duke u shpallur kampion në katër raste, duke përfshirë tri vite rresht, dhe ky klub është vetëm në vendin e shtatë në listën e klubeve me shpenzimet më të larta. Vetëm tre klube të renditura në 25 vendet e para arritën të dilnin me fitim në 10 vitet e fundit, ku Monaco, Borussia Dortmund dhe Sevilla kanë arritur të menaxhonin financat e tyre jashtëzakonisht mirë. Ajo që është më mbresëlënëse për këto klubet është se ato kanë arritur të jenë gjithashtu të suksesshme. Monaco ndaloi mbizotërimin e PSG në Francë, dhe arriti në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Dortmund bëri të njëjtën gjë në Gjermani me dy tituj të fituar kundër Bayern Munich, dhe humbi kundër rivalëve të tyre në finalen evropiane, dhe Sevilla fitoi tre herë Europa League. Monaco është klubi i futbollit me shpenzimet neto më të larta, ndër tre klubet e mësipërme, duke u pozicionuar në vendin e 11, me Benefica që pozicionohet në vendin e parë, me një bilanc pozitiv prej 626 milion paund.

Me shifrat që priten të rriten në 10 vitet e ardhshme, kush do të jetë klubi me vlerën më të madhe të shpenzuar dhe a do të thyhet rekordi i Neymar?